Në tranzitin e ri në Prizren janë arrestuar dy persona të dyshuar se kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.
Të njëjtit janë liruar me vendim të prokurorit, me ç’rast ndaj dy të dyshuarve është duke u kryer procedurë e rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrave. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./04 Online