Peci inkurajon qytetarët t’i denoncojnë në Prokurori mashtrimet me subvencione

0
199

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka postuar sot në llogarinë e tij disa nga risitë e Programit për Pagesa Direkte-Subvencione 2023.

Në këtë postim, ka reaguar një qytetar. Vetim Shala ka denoncuar disa dyshime për dallavere që kanë të bëjnë në komunën e Prizrenit, ku sipas tij, disa kanë qenë përfitues të subvencioneve, pavarësisht se nuk kanë mbjellur asnjë kulturë bujqësore.

“Ministër, nuk e di a keni krijuar ndonjë komision përkatës që verifikon se a janë mbjellur apo jo ato prona nga të gjithë personat përfitues të subvencioneve. Të paktën, në Prizren unë kam ndëgjuar shumë ankesa, se disa persona ( bujq) kanë përfituar shuma të majme financiare duke manipuluar me dokumentacione ku kanë paraqitur veten e tyre si pronarë të disa ose shumë hektarëve tokë, duke deklaruar dhe nënshkruar deklaratën nën betim rrejshëm që ato toka janë pronë e tij dhe janë mbjellur, ku në realitet ai/ajo nuk është pronarë i atyre tokave dhe fare nuk ka mbjellur asnjë kulturë bujqësore, mirëpo po del të jetë përfitues i subvencioneve që ka ndarë Ministria e Bujqësisë. Është mirë që të bëhet një verifikim i përfituesve të subvencioneve qeveritare”, ka shkruar ndër të tjera Shala.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit Peci.

Ai ka inkurajtuar që këto informacione t’i deponoj në Prokuori.

“Vetim Shala këtë që e keni postu ketu, krejt faktet që i posedoni, emrat, nga kush i keni ndegju etj etj, ju inkurajoj që qysh nesër t’i depononi informacionet në Prokurori. Nëse ju nuk e bëni qysh nesër, deri në fund të javës do e deponoj unë. Të faleminderit për kontributin qytetarë qe po e jep! I inkurajoj edhe të tjerët te veprojnë sikur ti”, thuhet në komentin e Pecit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here