PDK kërkon heqjen e TVSH-së nga faturat e rrymës

0
259

PDK ka propozuar largimin e TVSH-së nga faturat e rrymës për të parandaluar shtrenjtimin e rrymës për qytetarët gjatë dimrit.

PDK ka propozuar largimin e TVSH-së nga faturat e rrymës për të parandaluar shtrenjtimin e rrymës për qytetarët gjatë dimrit.

“PDK-ja është e shqetësuar sepse në mungesë të reagimit të Qeverisë qytetarët shumë shpejt do të përballen edhe me një rritje tjetër të çmimit të energjisë”, tha sot në Kuvend deputeti Ferat Shala.

“Kërkojmë vëmendjen e Qeverisë për masa të shpejta dhe të duhura për të menaxhuar situatën në sektorin e energjisë. Në rast se merr masat e duhura do ta pengonte rritjen e tarifave”, ka thënë ai duke nxjerrë rekomandimet e PDK-së.

Përveç largimit të TVSH-së, PDK ka rekomanduar që të zvogëlohet edhe çmimi për tarifën e linjitit nga 3 euro në 26 centë, të vendosë obligime për shitjen e energjisë elektrike tek furnizuesit energjetikë, e të përjashtohet çdo procedurë burokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here