PDK-ja sot e mbledh Këshillin Drejtues, do të diskutohet për draft-statutin e Asociacionit dhe zgjedhjet e brendshme partiake

0
173

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) sot të mban mbledhjen e Këshillit Drejtues, ku do të diskutohet për disa çështje të rëndësishme shtetërore dhe partiake.

Mbledhjen e cila do të fillojë në ora 13:00 do të diskutohen për gjashtë çështje.

Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë diskutimi rreth aktualitetit politik, me theks të veçantë do të flitet për çështjen e draft-statutit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Më pas, organi më i lartë i PDK-së do të diskutojë për disa çështje të brendshme partiake.

Si pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë diskutimi për zgjedhjet e brendshme në PDK-së.

Sipas rendit të ditës, në piken tre është paraparë miratimi i një deklarate politike, ku do të tregohen qëndrimet e PDK-së për disa çështje të rëndësishme.

Ndërsa, në dy pikat e fundit pritet të diskutohet për aktivitetin e Kryesisë së PDK-së dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie.

“4. Informate për punën e Kryesisë nga mbledhja e fundit e Këshillit Drejtues. 5. Informatë për punën e Grupit Parlament nga mbledhje e fundit të Këshillit Drejtues” është thënë në rendin e ditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here