Gurzit e dhëmbëve përbëhen nga disa lloje të baktereve mes së cilave dhe Streptococcus mutans, të cilat shkaktojnë kariesin, ndërsa shkatërrohen nga enzimat e mikrobeve të cilat i gjejmë në barin e detit.Enzimat nga mikrobet që i gjejmë në barin e detit parandalojnë shfaqjen e kariesit dhe rënien e dhëmbëve, ka vërtetuar studimi i Universitetit Newcastle.
Mikrobet Bacillus licheniformis, të cilat i gjejmë në barishtet e detit, por edhe në pluhurin biologjik për larjen e rrobave, pastrojnë gurzit që mblidhen në mes dhëmbëve.
Ata depërtojnë në to dhe shkatërrojnë bakteret që i përbëjnë. Veçanërisht janë efikase kundër baktereve të rrezikshme Streptococcus mutans, të cilat shkaktojnë kariesin dhe rënien e dhëmbëve, shkruan BBC.
“Gurzit përbëhen nga disa lloje të baktereve, pas vdekjes së të cilave lirohet ADN-ja e cila krijon shtresë të pakëndshme në dhëmbë. Larja e rregullt e dhëmbëve nuk është gjithmonë e suksesshme kundër baktereve, por shtimi i enzimave nga barishtet e deti në pastën për dhëmbë mund të zgjidhë këtë problem. Megjithatë, para se të arrijnë në treg produktet duhet të kryhen hulumtime të mëtejshme”, ka theksuar udhëheqësi i hulumtimit, dr. Nick Jakubovics.
/04 Online