Ndonëse Arbenita dhe Fero janë të ndarë, ish-reperi duket se ka raport shumë të mirë me të bijën.
Fero ka publikuar një video teksa e vogla thotë se do më shumë babin.
“Kë do më shumë Nina?”– pyetet ajo, e cila thotë disa herë babin.
Ish-reperi nga Gjilani, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani ka hequr dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë.
![](https://i0.wp.com/infokosova.net/wp-content/uploads/2023/10/arbenita-fero-4489896565.jpg?w=696&ssl=1)
Ai gjithashtu ka ndërruar edhe emrin, duke thënë se nga tani e tutje quhet Khatabb.
Ndërkohë, ky ndryshim i Feros erdhi pak pasi u arrestua për dhunë në familje.
Pas daljes nga paraburgimi ai dhe modelja e Arbenita Ismajli konfirmuan se janë ndarë.
Dyshja ishin bashkë për disa vite dhe janë prindër të një vajze.
![](https://i0.wp.com/infokosova.net/wp-content/uploads/2023/07/fero-arbenita-ismajli-52121334123.jpg?w=696&ssl=1)