Juventus mori përgjigje negative nga Atletico Madrid për mesfushorin Rodrigo De Paul, por “Zonja e Vjetër” po mendon seriozisht për një tjetër alternativë.
Së fundmi, mediet italiane kanë raportuar se Juventus ka avancuar në bisedime për Kalvin Phillips, që aktivizohet te Manchester City.
Mesfushori është një dëshirë e Allegrit, por për shërbimet e anglezit është në garë edhe Newcastle, teksa në orët e ardhshme pritet edhe një ofertë e parë zyrtare.