Pas lejimit të dasmave në Kosovë, Diaspora me rezervime të shumta

0
276
Foto: Ilustrim

Rezervime të shumta të dasmave kanë nisur në shumë restaurante. Para pak ditësh, Qeveria e Kosovës doli me një njoftim sipas së cilës nga 7 marsi, në shtetin e Kosovës lejohen dasmat, duke mos caktuar numër të dasmorve siç ka qenë më parë, shkruan albinfo.ch.

Po ashtu, në njoftimin e ri, thuhet se nuk do të ketë më kufizme sa i përket orarit të qëndrimit të musafirëve.

Ky vendim ka gëzuar gastronomët, sipas të cilëve, lejmi i dasmave, mos caktimi i numrit të kufizuar të musafirëve dhe orari i lirë i organizimeve, ka ndikuar pozitivisht tek bizneset e tyre.

Rezervime të shumta të dasmave kanë nisur në shumë restaurante, duke caktuar datat e ahengjeve familjare.

Diaspora shqiptare luan rol të rëndësishim në këtë aspket, pasiqë shumica e dasmave në Kosovë gjatë sezonit të verës (korrik-gusht) janë të organizuara nga mërgimtarët.

Lidhur me vendimin e lejimit të dasmave, Albinfo.ch ka kontaktuar edhe me Arta Haziri-Nuhiu, drejtoreshë e resortit gjigand ‘Vali Ranch Resort Congress Center’, sipas së cilës, ky vendim ka ndikuar pozitivisht tek gastronomët në përgjithësi.

“Unë si drejtoreshë e resortit ‘Vali Ranch Resort Congress Center” jam shumë e lumtur për vendimin që është marrë nga ana e Qeverisë, për shkak se kemi pasur një vit shumë të vështirë, pasi kemi pasur një kërkesë shumë të madhe nga klientët dhe duke qenë se masat ishin të kufizuara ne mundoheshim të bënim më të mirën, por duke respektuar rregullat e Qeverisë në përpikëmëri dhe ishte e pamundur që të zhvillonim një event siç e kemi pasur më parë me salla të mbushura” shprehet ajo.

Po ashtu, Arta tha se sa i përket rezervimeve, janë shumë të kënaqur me klientët e tyre, mirëpo, apsolutisht lejimi i dasmave, sipas saj do të ndikoj në rritjen e rezervime.

Vlen të theskohet se ‘Vali Ranch Resort’ zotëron dy salla madhështore të dasmave që janë “Queen Vali Palace” dhe sallën “Royal Hill Palace” të cilat janë salla me një pamje mahnitëse, me kapacitet nga 300 deri 600 persona.

Po ashtu dhe sallat ‘Rubin’ dhe ‘Romantika’ janë me kapacitet 150 deri 200 persona për evente me numër më të vogël të mysafirëve, konkretisht për fejesa, ditëlindje, kanagjegje.

Veçanti tjetër që sjell ky resort, sipas Artës, është edhe dekori që do të jetë i veçantë për vitin 2022.

“Gjatë kësaj kohe, ne kemi menduar për klientët tanë duke punuar edhe në pjesën e dekorit të cilin e kemi dizajnuar në mënyrë unike, duke e ofruar falas për klientët tanë”. /Albinfo.ch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here