Para disa ditësh e dërgoi djalin me kamion në mbrëmjen e semimaturës, por ja si ia ktheu i biri (FOTO)

0
57863

Para disa ditësh e kishte dërguar djalin e tij me kamion në mbrëmjen e semimaturës, dhe video e publikuar për një kohë shumë të shkurtër ishte bërë virale, shkruan 04 Online.

Mbase, siç duket ja paska vlejtur, pasi Gentiani njihet si nxënës shembullor, teksa babai i tij, Valoni, që njihet ndryshe si i pasionuar pas kamionave “Scania”, është shprehur se ai vet nuk kishte mundësi për të vijuar studimet, derisa zotohet se do të bëjë gjithçka për ta dërguar Gentianin në universitetin më të mirë vendor apo ndërkombëtar.

“Dardha pik ner dardha thojn pleqt!
Krenaria dhe dhurata me e mire qe i jep zoti çdo prindi eshte kur femija eshte shembullor ne shkolle e ne sjellje.!
Ne testin e arritshmerise per perfundimin e shkolles fillore te mesme dhe te ulet ,,Deshmoret e Zhurit” ne Zhur Gentian Valon Kurtaj me pike maksimale nga 4 paralele sa jane gjithsej.!
Injorimi qe i eshte bere nga disa arsimtare qe nga klasa e VI me ne fund u deshmua!
I drejti fiton ne fund!
Krenohemi familja me ty por edhe shkolla e Zhurit!
Une nuk kisha kushte e mundesi per studime por ti i ke, suksese biri im per çdo sfide per çdo hap te jetes jam me ty dhe prapa teje!
Se kesh te harru per fund testi eshte mbushur pa telefona si ne disa shkolla tjera!”, ka shkruar Kurtaj në profilin e tij në ‘facebook’./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here