Një operacion i madh anti-drogë është duke u zhvilluar në rajonin e Suharekës.
Ky operacion nga Prokuroria e Prizrenit kishte për cak një grup të personave që prodhonin marihuanë në fshatin Shirokë të Suharekës.
Admir Shala, kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit, për KALLXO.com ka thënë se deri më tani janë arrestuar gjashtë persona.
SHIKO VIDEON:
https://video.gjirafa.com/laborator-i-droges
Laboratori është në mesin e laboratorëve më të mëdhenj që janë shkatërruar në vitet e fundit.
Në pamjet që i ka siguruar KALLXO.com shihen sasi të mëdha të drogës.