Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do të thërrasë në takim liderët e partive politike për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.
Gjatë një konference për media, Osmani tha se konsultimi me partitë politike është obligim kushtetues që duhet të zhvillohet para shpalljes së datës së zgjedhjeve.
Ajo theksoi se menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit duhet të shpallen edhe zgjedhjet e reja, por paraprakisht kërkohet një konsultim formal me përfaqësuesit e subjekteve politike.
“Paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike dhe menjëherë pas kësaj të caktohet data”, deklaroi presidentja Osmani.













































