Osmani takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve në veri

0
167

Dorëheqja e kryetarëve në katër komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok  ka krijuar momentum për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.

E për caktimin e datës së mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, presidentja Vjosa Osmani pritet të takoj sot subjektet politike.

Kështu është bërë e ditur ditë më parë në një njoftim për media nga Zyra e Presidentes.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor”, thuhej në njoftim.

Dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe presidentja.

Osmani pas konsultimit me partitë politike, pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.

Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve në këto komuna, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se do të pres vendimin e presidentes Vjosa Osmani.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin ditë më parë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga ana e presidentes së Republikës së Kosovës. KQZ-ja pret shpalljen e zgjedhjeve para se të fillojë me përgatitjet intensive të tyre”, tha Elezi.

Kujtojmë se më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – njoftuan se serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë nga policia, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

Për të mos e marrë një veprim të tillë, krerët e shtetit kanë bërë thirrje vazhdimisht që serbët të qëndrojnë në institucionet e Kosovës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here