Osmani pritet nga Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare

0
26

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe zonjën e parë, Brigitte Macron.

Osmani ka publikuar pamje nga pritja atje, derisa ka thënë se Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës së saj.

“Pritja nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zonja e parë, Brigitte Macron dhe sekretarja e përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiëabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë. Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here