Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë folur për draftstatutin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe.
Sipas saj Lajçaku i ka mirëpritur shqetësimit lidhur me draftin dhe ka thënë se shumica prej tyre mund të akomodohen.
“Sa i përket çështjes së draftstatutit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe, nga fillimi kur ai draft është prezantuar kam prezantuar shqetësimet e mia, këto komente i kam diskutuar më detajisht në takime të mëvonshme me zyrtarë të QUINT-it. Lajcaku i ka mirëpritur dhe ka shprehur besimin që shumica prej tyre mund të akomodohen”.
:Jam e bindur që kurdo qe ky draft pas formalizmit të marrëveshjeve kurdo që shkon në Kushtetuese në atë moment secili prej nesh do të kemi mundësinë që të tregojmë argumentet tona”, ka theksuar Osmani, në një deklarim për media pasi që ka barë homazhe te shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.
Ajo ka thënë se është e bindur që Gjykata do t’i japë drejtim kësaj çështje dhe do të eliminojë këto probleme në praktikë.
Osmani ka thënë se është e bindur që detajet teknike do të vendosen në takim të kryenegociatorëve.