Osmani: Kosova është vendi më pro amerikan në botë

0
240

Në takim me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, presidentja Vjosa Osmani, deklaroi se Kosova është shteti më pro amerikan në botë dhe për këtë është krenare.

Ajo deklaroi të hënën se në kohën kur arkitektura e Evropës po sfidohet nga mendësi autokratike, Kosova gjendet krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Siç dëshmohet në bashkëpunime, Kosova është vendi më pro amerikan në botë me shumë krenari. Prandaj në këtë kohë ku gjithë arkitektura e Evropës po sfidohet nga mendësia autokratike, Kosova gjendet në krahë të SHBA-së. Në këtë takim shpreha nevojën për bashkëpunimin ushtarak me SHBA-në. Kam kërkuar përkrahje për integrimin e Kosovës ne organizatat ndërkombëtare. Integrimi i Kosovës është përgjigje e fuqishme ndaj atyre që dëshirojnë të na kthejnë në vitet e 90-a. I njoftova edhe për çështjen që Serbia nuk i ka zbatuar në kuadër të dialogut”, deklaroi Osmani.

Presidentja tha se shpreson që zëri i Senatit do të jetë i qartë kundër strukturave paralele që po i terrorizojnë serbët në veri.

“Sa i përket Marrëveshjes në Ohër, Kosova nuk do t’i ikë asnjë pike. Siç e dini që kanë të drejtë komunat të bashkohen, por në përputhje të Kushtetutës”, shtoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here