Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës e Demaçit

0
256

Krerët e institucioneve shtetërore, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi për nder të 23 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Më këtë rast, krerët shtetëror falënderuan misionin e NATO-s, kontributin e presidentit Ibrahim Rugova dhe sakrificën e Adem Demaçit për liri.

Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit, në Kosovë po mbahen aktivitete të shumta në tërë vendin.

Kosova sot feston 23-vjetorin e çlirimit. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh kundër pozicioneve të ushtrisë serbe trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës. Aleanca e atlantikut te veriut i dha fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave pushtuese serbe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here