Operacioni “fshesa”, Chelsea pritet të largojë nëntë lojtarë në verë

0
192

Chelsea bëri një sërë afrimesh në dy merkatot e fundit, duke e tejmbushur skuadrën me emra, por njëkohësisht edhe me paga shumë të larta.

Megjithatë shpenzimet dhe rezultatet nuk kanë ecur sinkron te “blutë” e Londrës, të cilët tashmë duhet të mendojnë për disa largime.

Në verë pritet që te Chelsea të nisë operacioni “fshesa” dhe sipas raportimeve të medieve britanike nëntë lojtarë do të duhet të largohen nga skuadra.

Emrat e rrezikuar në këtë merkato janë: Joao Felix, Azpilicueta, Havertz, Ziyech, Pulisic, Aubameyang, Azpilicueta, Gallagher dhe Kovacic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here