Operacioni antidrogë: Arrestohen katër persona , konfiskohen mbi 50kg marihuanë

0
205

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar dhe është konfiskuar drogë në vlerë prej 70 mijë eurosh.

“Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër (4) personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.”

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grekoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

– Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).

– Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.

– Një (1) diviar.

– Një (1) veturë,.

– Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.

– Një (1) peshore digjitale.

– Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.

– Një (1) Iphone 12 pro.

– Një (1) telefon Samsung.

– Një (1) telefon Iphone XS .

– Një (1) Telefon Nokia .

– Një (1) veturë BMW.

“Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro ( Shtatëdhjetë mijë Euro).”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here