Nxënësit e SHFMU “Emin Duraku” i dhurojnë 1051 euro shoqatës “Down Syndrome Kosova” përmes blerjes së kartolinave

0
547

Një aktivitet me karakter human është realizuar nga nxënësit e SHFRMU “Emin Duraku” në Prizren.

Nxënësit e kësaj shkolle kanë arritur që t’i dhurojnë 1 mijë e 51 euro shoqatës “Down Syndrome Kosova” përmes blerjes së kartonlinave, të punuara nga fëmijët me sindromin Down.

“Mbjelljes së frymës së solidaritetit dhe altruizmit shkolla jonë i kushton një vend të veçantë gjatë edukimit të gjeneratave. Nxënësit tanë, saherë kërkohet përkrahja dhe ndihma për kategoritë e ndryshme shoqërore, janë gjithmonë në gjendje gatishmërie për të qenë në krye të aksioneve humanitare.
Ashtu siç dëshmuan humanizmin në vepër edhe gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në vitin 2019 dhe atë në Turqi në vitin 2023, edhe kësaj radhe nxënësit përmes blerjes së kartolinave të përgatitura me dashuri nga fëmijët me Sindromin Down grumbulluan plot 1051 euro (nga të cilat 50 donacion).
Falenderojmë prindërit bashkëpunues dhe nxënësit tanë për kontributin e tyre të çmuar, i cili do të përdoret për nevojat e fëmijëve të veçantë dhe kreativ që janë pjesë e shoqatës “Down Syndrome Kosova”. Shkolla jonë mbetet derë e hapur e shpërndarjes së mirësisë përmes gjesteve që në pamje të parë duken të vogla por që lindin nga dashura për humanizmin që në bankat shkollore”, thuhet në njoftimin e shkollës./04 Online

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=935345348040348&id=100046946742825&mibextid=qi2Omg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here