“Nxehtësia është si Covidi”, në Itali kërkohet të punohet nga shtëpia ose me ditë të reduktuara

0
199

Nxehtësia ekstreme ne Itali ka bërë që të nisin sugjerimet për mënyrën se si të përballohen temperaturat e larta që shpesh vënë në rrezik edhe jetën e njerëzve, ku i është bërë edhe një krahasim me pandeminë e Covid-19.

Sindikatat italiane kërkojnë që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia ose me ditë dhe orë të reduktuara, në mënyrë që të kujdesen për shëndetin e tyre.

Kjo emergjencë e temperaturave po vë në vështirësi sektorët e prodhimit, ku në pjesën më të madhe të rasteve e kanë të pamundur punë  nga shtëpia, por edhe për ata sindikatat kanë kërkuar që të gjendjet një zgjidhje.

Nga qeveria kërkohet një marrëveshje mes qeverisë dhe partnerëve socialë për të zbatuar një dekret, i cili duhet të ndjekë hapat e zbatuara gjatë periudhës së pandemisë.

Ministria e Punës, duhet të arrijë një protokoll të përbashkët me partnerët socialë, i cili do të marrë parasysh çështjet e organizimit të punës, masat dhe praktikat e mira që duhen miratuar dhe pajisjet mbështetëse rezistente ndaj nxehtësisë.

Sindikatat po i bëjnë presion qeverisë, nën arsyetimin se nuk mund të tolerojnë që personat të vdesin në punë nga vapa, për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme një marrëveshje midis qeverisë dhe partnerëve socialë./TCh/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here