Ai është pyetur pothuajse nga çdo fermer për moshën e tij, por ka zgjedhur ta mbaj sekret.
Po flasim për Dijonis Bibën.
Ky i fundit ka mbajtur lojën dhe ka dhënë herë pas here shifra të ndryshme për moshën e tij.
Të gjithë kanë hedhur hipoteza dhe kjo çështje ka kaluar edhe në rrjetet sociale, por ishte astrologe Meri Gjini e cila e zbuloi sot.
“Dijonisi është 24 vjeç.
Shumë i maturuar për moshën.
Ka një maturi mendimi që nuk është tipike e moshës së tij.
Duhet të luftojë fort këtë javë”, u shpreh ajo.