Njihuni me ushqimet më të mira për të mbajtur tensionin nën kontroll

0
335

Një nga këshillat më të vyera që mund të japë një mjek kundër uljes së tensionit është zbatimi i një regjimi më të shëndetshëm ushqimor. Ky i fundit përbëhet nga fruta dhe perime, drithëra të plota, peshk, shpendë, legume, arrorë dhe produkte bulmeti me pak yndyrë.

Barishtet
Sipas të dhënave, konsumi i kripës rrit etjen dhe bashkë me të edhe tensionin e gjakut. Hani më shumë barishte si spinaq, brokoli apo lakra për të marrë më shumë kalium. Ky mineral largon kripën e tepërt nga organizmi dhe qetëson enët e gjakut.

Frutat E Pyllit
Frutat e pyllit janë të pasura me përbërës natyralë që lehtësojnë punën e enëve të gjakut. Këto përbërës i zgjerojnë ato dhe qarkullimi i gjakut është më i lehtë.

Kosi
Kosi me pak yndyrë ofron shumë kalçium për organizmin. Ai qetëson enët e gjakut dhe i qetëson ato kur nevojitet.

Peshku
Salmoni, sardelet dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3, sipas informacioneve të AgroWeb.org. Këto acide përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe ulin tensionin e gjakut.

Farat
Farat e linit, të kungullit apo lulediellit mund të përfshihen në sallata, kos apo tërshërë. Ato janë shumë të mira për tensionin e gjakut sepse përmbajnë magnez.

Tërshëra
Ky drith është i pasur me fibër që mban tensionin e gjakut nën kontroll. Për më tepër, tërshëra rekomandohet edhe kundër mbipeshës.

Panxhari
Pirja e dy gotave me lëng panxhari dhe molle e ul tensionin sistolik të gjakut në pak orë. Panxhari dhe gjethet e tij janë shumë të pasur me kalium, një mineral i dobishëm për zemrën.

Hudhra
Përbërësit natyralë të hudhrës zgjerojnë enët e gjakut dhe e ndihmojnë zemrën të kryejë detyrën e saj. Hudhra është shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut.

Fistikët
Këto arrorë janë plot me yndyrna të shëndetshme që i bëjnë mirë zemrës. Fistikët janë shumë efikasë në uljen e tensionit të gjakut.

Shega
Lëngu i shegës është i pasur me fibër dhe shumë minerale që mbajnë nën fre tensionin e gjakut. Ky frut i bën shumë mirë zemrës por edhe sistemit tretës.

Vaji I Ullirit
Ky vaj është plot e për plot me antioksidantë që ruajnë elasticitetin e enëve të gjakut. Përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit është një zgjedhje e mençur në dobi të shëndetit.

Legumet
Qiqrat, thjerëzat, fasulet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut. Për më tepër, ato janë të pasura me fibër dhe shmangin sëmundjet koronare.

Çokollata E Zezë
Çokollata e zezë përmban antioksidantë që zgjerojnë enët e gjakut. Në këtë mënyrë ato ulin tensionin e gjakut.

Masa Shtesë Kundër Tensionit Të Gjakut
Përpos regjimit të shëndetshëm, njeriu duhet të humbasë në peshë, të kryejë aktivitet fizik dhe të marrë medikamentet që rekomandohen nga mjeku./AgroWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here