Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit L.M., për shkak se: ËSHTË FAJTOR
– Më datë 4 janar 2022, në orët e mbrëmjes në Prizren, në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri L.M., ushtron dhunë, keqtrajtim fizik, psikologjik dhe ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, ashtu që ditën kritike i pandehuri pasi që fillimisht fjaloset me të dëmtuarën, më pas e sulmon duke e goditur me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e të cilave e dëmtuara ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal
Këso dore ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par. 3 lidhur me par. 2 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës.
Me datë, vend dhe kohë të njëjtë si më lartë, për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, i pandehuri L.M., me dashe e godet duke e gjuajtur me mjet të fortë me çka të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore, ndrydhe në kone dhe shpinë, të përshkruara sikur në ekspertizën mjeko ligjore
Këso dore ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 183 par. 1 nën par. 3.1 lidhur me par. 1 nën par 1.4 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:
– Për veprën penale Dhuna në Familje:
– Dënim me GJOBË në shumën prej 300 (treqind) euro,
– Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti (ku do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 05.01.2022).
– Për veprën penale lëndim i lehtë trupor:
– Dënim me GJOBË në shumën prej 400 (katërqind) euro
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, thuhet në njoftim.