Një person në Atmaxhë sulmon fizikisht dy persona, pësojnë lëndime trupore

0
415
Foto: Ilustrim

Është bërë shkak një mosmarrëveshje që një person i dyshuar t’i sulmojë fizikisht një mashkull dhe një femër.

Si rrjedhojë, dy personat në fjalë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Atmaxhë.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar, i ka sulmuar fizikisht dy viktimat , një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here