Një rast i uzurpimit të paligjshëm i pronës dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë është raportuar dje në stacionin policor në Prizren.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë hyrë dhe kanë filluar të punojnë në pronën e viktimës mashkull kosovar, poashtu i dyshuari me traktor e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 06:40 në rrugën “Liman Shala” në Prizren.
Nga Policia kanë njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“UZURPIM I PALIGJSHËM I PRONËS & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË / Rr. Liman Shala, Prizren 20.07.2022 – 06:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë hyrë dhe kanë filluar të punojnë në pronën e viktimës mashkull kosovar, poashtu i dyshuari me traktor e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.