Ngrënia e pjeshkave ndikon në ndalimin e sëmundjeve të zemrës

0
439

Pjeshkat janë fruta të vogla që mendohet se e kanë origjinën në Kinë më shumë se 8,000 vjet më parë, ndërsa janë të lidhura me kumbullat, kajsitë, qershitë dhe bajamet.

Po ashtu, nga konsumimi i pjeshkave mund të keni përfitime shëndetësore pasi ato janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, shkruan HealthLine transmeton Klankosova.tv.

Kur hani pjeshka, ju përmirësoni shëndetin e zemrës, pasi ato mund të ulin faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës, si presioni i lartë i gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Për më tepër, studimet në epruvetë tregojnë se pjeshkët mund të lidhen me acidet biliare të cilat bashkë me kolesterolin që përmbajnë ekskretohen përfundimisht përmes fecesit tuaj, gjë që mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit në gjak.

Hulumtimet në minjtë obezë raportuan më tej se lëngu i pjeshkës mund të ulë nivelet e hormonit angiotensin II që rrit presionin e gjakut.

Ndërsa këto efekte duken premtuese, nevojiten më shumë studime për t’i konfirmuar ato te njerëzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here