Një person nga Vërmica e Prizrenit ka njoftuar policinë se në pishinën e tij kanë ngordhur peshqit.
Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e veterinarisë dhe zyrtarët e ujësjellësit.
Siç bëhet e ditur nga policia, rasti është në hetime.
“Vërmicë 17.08.2022 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në pishinën e tij kanë ngordhur peshqit. Lidhur me rastin përveç njësive të hetuesisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e veterinarisë dhe zyrtarët e ujësjellësit. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.