Nga 1 gushti, Kosova nuk i lëshon në kufi shtetasit me dokumente të Serbisë pa dokumentin “hyrje-dalje”

0
306

Që nga e dita e hënë, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Republikën e Kosovës do të obligohen të pajisen me një “dokument hyrje/dalje”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një kumtese në të dyja gjuhët, atë shqipe dhe serbe, duke treguar se qytetarët me dokumenta serbe, nga data 1 gusht, sapo të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisen me dokumentin “hyrje/dalje”.

Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë, Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë e reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova. /GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here