Në Spanjë nuk ndalen sulmet ndaj Vinicius, zëdhënësi Barçës: E meriton, është një palaço!

0
252

Vinicius Junior duket se është gjithmonë në qendër të vëmendjes teksa sulmohet vazhdimisht në lidhje me veprimet e tij në fushë.

Në ndeshjen e Real Madrid ndaj Bragës në transfertë, sulmuesi brazilian tentoi disa driblime spektakolare ndaj kundërshtarëve, gjeste të cilat mund të konsiderohet edhe tallëse ndaj kolegëve në fushë. I menjëhershëm ishte reagimi i zëdhënësit të bordit ekzekutiv të Barcelonës, Mikel Camps që nëpërmjet rrjeteve sociale theksoi se Vinicius e meriton të gjithë kontestimin që vjen nga tifozeria kundërshtare.

“Nuk ka të bëjë me racizmin, por Vinicius e meriton një shpullë sepse në fushë tregohet një palaço i vërtetë. Ato hapa për të dribluar kundërshtarin janë krejtësisht të panevojshme në një fushë futbolli”, u shpreh Camps.

Por, ky reagim ka ndezur polemikat në Spanjë teksa fjalët e zëdhënësit konsiderohen totalisht raciste, teksa pas ndeshjes reagoi edhe Rodrygo, i cili u shpreh se nuk kishte fjalë për t’iu përgjigjur zyrtarit të Barcelonës pasi bëhet fjalë për diçka të turpshme. E gjithë kjo vjen vetëm disa ditë para El Clasicos të parë të sezonit që do të luhet të shtunën në Stadiumin Olimpik të Barcelonës./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here