Partitë politike shqiptare, gjatë gjitha këto tri dekadave nuk arritën asesi të instalojnë, e aq më pak të ndërtojnē si pluralizmin demokratik ashtu edhe sundimin e ligjeve demokratike? Partitë politike shqiptare, gjatë gjithë këtyre tri dekadave në liri, vetëm improvizuan kinse ndërtimin dhe instalimin e pluralizmit dhe sundimit të ligjeve demokratike në Shqipëri.
Partitë politike shqiptare, përkundër pamundësisë së instalimit dhe kultuvimit tëideve dhe koncepteve pluraliste dhe sundimit të ligjit, arritën me mjaft sukses të instalojnē; krimin e organizuar, korrupsionin e etatizuar, nepotizmin tribal, kapitalizmin grabitçar, pushtetin e oligarkisë mafioze, etj.! Në këte kontekst, shoqêria shqiptare, shkaku i mungesës së sensit e nê veçanti vullnetit për ta ndërtuar dhe instaluar pluralizmin e njëmendët, ka bërë që qytetaria tē frustrohet skajshmērisht dhe ta vuaj këtë devijim, poshtrim dhe gjithë këtë keqkuptim të demokracisë që ia servuan partitë politike aktuale.
Partitë politike shqiptare, në mungesë të mekanizmit të kontrollit social mbi pushtetëmbajtësit e tyre, lejuan dhe vazhduan të inagurojnë pandalur (madje edhe qëllimisht!) në Shqipëri improvizimin e mekanizmit të kontrollit sociopolitik. Mekanizëm ky që nuk e lejon asesi as “pronësimin” e as privatizimin e shtetit nga ana e grupeve dhe klaneve të ndryshme mafioze e kriminale partiake, nga cilado ideologji apo parti qofshin ato. Sot, po edhe në ditët e javët e kaluara, ajo çfarë ndodhi me “PD-Bastiljen” e demokratëve djathtist, dëshmuan se, përvoja iracionale që i prodhoj improvizimi i pluralizmit politik (marrëveshje xhentelmene për “shkurorëzim”, konsenzus midis fraksioneve, pajtim midis klaneve, miratim dhe aprovim paqësor, etj.) shqiptar, e ka shumë të vështirë që të etablohet në sistemin e vlerave të njëmendëta demokratike! Tani, nëse këto klane e grupime antishqiptare (për mua) do vazhdojnë edhe më tej ta (keq)përdorin këtë “përvojë” të hidhur, iracionale e padyshim edhe shkatrrimtare për institucionet vendore shtetërore, atëherë, është qytetaria ajo “adresa” legjendare e cila duhet të dal në skenë politike shqiptare. Dhe ashtu sikurse në vitet 90-ta, nuk duhet të lejoj kolapsimin e Shqipërisë…
Shkruan: Fadil MALOKU
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online