Me 25 Janar të këtij viti, në Baden Baden të Gjermanisë, u nda nga jeta poeti, piktori e veprimtari politik, Dan Gashi, i lindur me 18 Janar 1947 në Ujëz të Gjakovës. Në vendlindje ka mbaruar shkollimin fillor, ndërsa atë të mesëm në Gjakovë.
I shtyrë nga kushtet e rënda ekonomike të familjes, në vitin 1969 emigron në Gjermani. Në fillimet e tij si mërgimtar, takohet dhe njihet me shumë bashkatdhetarë dhe me veprimtaritë e tyre kulturore e sportive, e shpejt miqësohet edhe me shumë veprimtarë të kulturës dhe artit gjerman. Hapat e parë serioz në pikturë dhe poezi i bëri në vitin 1973, ku kaloi të jetojë në Baden-Baden të Gjermanisë. Gjatë viteve 70-80, aktivizohet edhe në grupe folkorike me karakter kombëtar në Gjermani, Francë dhe Zvicër. Angazhimi i tij krijues përfshin lëmi të ndryshme: Art, kulturë dhe sport.
Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës, me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe fillimin e oranizimit të jetës paralele institucionale në Kosovë, edhe diaspora shqiptare nuk ndejti duarkryq. Ajo, gjithandej Evropës filloi organizimin për themelimin e Aktiveve, Nëndegëve dhe Degëve të saja. Me urtësinë dhe bujarinë e tij prej shqiptari patriot, Dan Gashi nuk ndejti indiferent as në këto rrethan të reja për Kosovën, ai pa më të voglen mëdyshje e ofroi vetën dhe potencialin e tij në këto organizime, kudo ku kërkohej angazhimi i tij, jo vetëm në Gjermani por në gjithë Evropën.
Baci Dan, ashtu siç e njohin miqt dhe bashveprimtarët, ishte shtylla kryesore e organizimit të Këshillit të Financave dhe Kryetar shumë vjeçar i Nëndegës së LDK-së në Baden Vurtemberg, bashkëpuntor e mik i ngusht me patriotët e mdhenj, Shaban Bobaj e Sali Çeku, Sekretar i Degës së LDK-së në Gjermani, Komandat i UCK-së në Koshare e Hero i Kosovës.
Dan Gashi, në krijimtarinë e tij artistike, pas vetës në trashëgim la qindra piktura, tregime e poezi. Është autor i shumë ekzpozitave të pikturës dhe autor i librit me poezi ”Atje ku më njohin zogjtë”. Libri përmban më se 100 poezi, shkruar në një periudhë kohore prej 40 vitesh, si rrjedhojë edhe tematika tekstuale edhe stili i ligjërimit poetik, përfshijnë një rreth të gjerë meditativ krijues, mjaft interesant.
Dan Gashi, sipas amanetit të tij, në prani të familjes, miqve dhe bashkëpuntorve, u varros me 28 Janar 2023 në vendlindjen e tij në Ujzë të Komunës së Gjakovës, duke lënë një zbrazëti të madhe jo vetëm në familje, por edhe në rrethin e miqve të shumtë shqiptar dhe gjerman, me të cilët ka bashkëvepruar.
Në kujtim të tij, sot me 12 Shkurt 2023, familja e tij i ka hapur dyert për ngushëllime në Gaggenau të Gjermanisë. Aty, lumi i njerwzve për ngushëllime ishte i pandalshëm, dhe ata vinin gjithandej Evropës dhe matan Atlantikut. Aty nuk munguan, veprimtarë e veteran të luftës për liri. Në nderim të figurës së Dan Gashit, sot kishte ardh nga Brukseli edhe Ambasadori Astrit Zemaj me bashkëpuntor.