Në Kongresin amerikan ​paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin për krimet e dhunës gjatë luftës në Kosovë

0
152

Kongresistë amerikanë kanë paraqitur Rezolutën 26, e cila dënon krimet e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe u jep përkrahje të mbijetuarve të këtyre krimeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila e cilëson këtë rezolutë si një zë të fuqishëm dhe të vonuar, por të domosdoshëm, në drejtim të kërkimit të drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton. Mirënjohje për Vasfije Krasniqi Goodman – simbol i guximit – dhe Vera Mjeku për përkushtimin dhe zërin e palodhur në këtë rrugëtim drejt së vërtetës. Kjo rezolutë sjell shpresë për çdo të mbijetuar që ka pritur drejtësi për vite me radhë,” thuhet në reagimin e Shyrete Tahiri, Ramadan Nishori, përfaqësuese nga QKRMT.

Rezoluta 26 konsiderohet si një hap i rëndësishëm ndërkombëtar për të theksuar nevojën për drejtësi dhe njohje për viktimat e dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin global mbi këto krime që shpesh janë mbetur në heshtje për dekada.

Numri i saktë i personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99, nuk dihet.

Por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20.000.

Megjithatë, statusin ligjor si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës e kanë marrë vetëm afër 2.000 persona./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here