“Në fe hyhet komplet”, Gold Ag i përgjigjet deklaratës së Feros

0
323

Fero i cili u largua nga muzika për shkak të kalimit në fenë islame, nuk i shmangte edhe deklaratat kohë pas kohe.

Një nga to ishte edhe hyrja komplet në fe, e jo të vazhdohet edhe muzika, shkruan lajmi.net.

Kjo u morë si një “thumb” direkt ndaj Gold Ag, i cili ani pse është fetar ai vazhdon të merret me muzikë.

Së fundi lidhur me këtë ka folur edhe vetë Gold Ag.

“E kam dëgju çka ka thënë Fero, jo çka kanë thënë portalet, kushdo që e ka shpif atë lajm… edhe e kam pa që se ka pas për mua. Po ku me gjujtë, hajt te ky se klikohet. Unë nuk prekem hiç, absulutisht. Prej tij nuk isha prekë nëse kishte me thënë edhe atëherë kur se ka pas Islamin primar, sepse e kam respektu, e më ka respektu gjithmonë. Në bazë të një hoxhe të Gjilanit, ai më thirri për m’u taku. Me knaqësi të madhe, gjithmonë. Deren e ka çelë te unë, secili me mua, jo veç ai”, tha ai për Prive.

Këngëtari gjithashtu tha se muzikën do ta vazhdoj, ndërsa u shpreh se ndjehet i kënaqur që Fero ka marr këtë kahje nga feja myslimane.

Leave a Reply