Dje në Gjakovë është arrestuar një person, i cili dyshohet se ia kishte vjedhur targat e veturës një personi tjetër në këmbim të borxhit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Ali Ibra”, rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Më pas, targat e veturës i janë kthyer pronarit ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.