Nëndega e LDK-së në lagjen “Bajram Curri” ka zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re.
Nderim Kadriaj ka marrë besimin e delegatëve të pranishëm.
“Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në lagjen “Bajram Curri” zgjodhi për kryetar, Nderim Kadriaj. Nderimi, bashkë me kryesinë e re do të jetë promotor i lagjes “Bajram Curri” për fitoren e madhe të LDK-së në Prizren.
Gjatë këtij procesi i nderuam me mirënjohje Post Mortem dy veprimtarë të çështjes kombëtare të kësaj nëndege, të cilët nuk janë më në mesin tonë, z.Hamdi Gashi dhe z.Ibrahim Pulaj.
LDK është parti me vlera të mëdha. Rritja e LDK-së është mision i yni dhe i gjithë atyre që kanë për qëllim qeverisjen me duar të pastra të Prizrenit”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e LDK-së./04 Online