Ndalohet për 48 orë burri që rrahu brutalisht gruan e tij në Prizren

0
434
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një vajzë është rrahur brutalisht. I dyshuari, i cili është mësuar se është bashkëshorti i viktimës, sipas disa pamjeve e ka sulmuar brutalisht atë derisa e kishte rrëzuar përtokë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia konfirmuan për Sinjalin se janë aktivizuar dhe kanë arritur t’i identifikojnë palët e përfshira.

Sinjali mësoi se bëhet fjalë për një çift, burrë e grua – të cilët më pas aktivizimit të Policisë, u dërguan në stacion policor për intervistim.

I dyshuari pas intervistimit nga Policia e Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas informacioneve të para, çifti janë nga komuniteti rom.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here