Ndahet nga jeta zyrtari i Gjykatës së Prizrenit, Zafer Pirana

0
259

Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare, Zafer Pirana, zyrtar i Gjykatës Themelore të Prizrenit. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik kryetarja e këtij institucioni të drejtësisë, Shpresa Emra.

“E nderuara familje Pirana, të nderuar kolegë të Gjykatës Themelore në Prizren, të nderuar miq të të ndjerit Zafer Pirana, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë…

E nderuara familje Pirana,

Të nderuar kolegë të Gjykatës Themelore në Prizren,

Të nderuar miq të të ndjerit Zafer Pirana,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë të përbashkët Zafer Pirana,

Zaferin do ta kujtojmë si një mik të sinqertë, koleg bashkëpunues, i cili arriti që të jetë urë lidhëse ndërmjet gjeneratave. I angazhuar në Gjykatën Themelore në Prizren mbi 35 vite përvojë pune, Zaferi përjetoi ndryshimet rrënjësore në sistemin e drejtësisë, mirëpo ai gjithmonë ishte aty i gatshëm për të gjithë për të dhënë angazhimin e tij.

Bashkëpunues me kolegë, mik i afërt dhe i sinqertë, gjithmonë i buzëqeshur, Zaferi  do t’iu mungojë familjarëve të tij, dhe padyshim do t’iu mungojë miqve që e vlerësonin dhe e respektonin.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here