Napoli, Lukaku po pret vetëm lamtumirën e Osimhenit, po stërvitet me programet e Contes

0
129

Romelu Lukaku është trashëgimtari i Victor Osimhenit për rolin e qendërsulmuesit të Napolit. Që nga dhjetori i kaluar, pra nga momenti kur ai rinovoi kontratën me një rregullim të pagës në 10 milionë euro në sezon, sulmuesi nigerian dhe klubi italian e kanë ditur se do të përgatiteshin në verë për një lamtumirë.

Megjithatë, marrëveshja me Paris Saint-Germain ende nuk është përfunduar. Por, gjithsesi, deri më sot nuk duket se ekziston mundësia që Osimhen të qëndrojë në hijen e Vezuvit.

Lukaku pret vetëm që Osimhen të zyrtarizojë largimin për t’u kthyer në punë me trajnerin që e lartësoi më shumë se kushdo. Belgu punon me indikacionet dhe programet e Antonio Contes dhe stafit të tij, ndërsa pret që të zhbllokohet transferimi i sulmuesit nigerian te Paris Saint Germain.

Dy javë para fillimit zyrtar të sezonit të ri, trajneri i Napolit kërkon qendërsulmuesin e tij. Ai do ta kishte mbajtur me kënaqësi Osimhen, por Lukaku është lojtari që përfaqëson pasardhësin ideal për Conten./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here