Nagavci tregon se sa prindër kanë aplikuar sot për subvencionimin e librave shkollor

0
302

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka treguar se deri në orën 19, kanë aplikuar 11,800 prindër për subvencionim për librat e fëmijëve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

 Ajo njoftoi se aplikimi për subvencionim do të jetë I hapur deri në fund të muajit shtator.

“Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi I plotë:

Të nderuar prindër,

Kemi hapur sot platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.

Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor

Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore

Nga Drejtoritë komunale të arsimit kemi kërkuar që listat për tekstet mësimore të zgjedhura nga aktivat profesionale, t’i bëjnë publike në shkolla dhe në uebfaqet e tyre, ashtu që prindërit të kenë të dhënat e nevojshme për tekstet që do të blejnë për fëmijët e tyre. Jemi të njoftuar poashtu se mësimdhënësit tashmë kanë filluar t’i ndajnë këto lista me prindërit.

Shtëpitë botuese kanë publikuar katalogjet e teksteve mësimore me çmimet përkatëse dhe kemi marrë zotimin që çmimet nuk do të rriten e poashtu që sasia e teksteve është e mjaftueshme për numrin e nxënësve.

Institucionet edukativo-arsimore me fillimin e vitit të ri shkollor, përmes DKA-ve, do të na informojnë në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, duke evidentuar edhe rastet eventuale të nxënësve të cilët mund të mos jenë pajisur me tekste shkollore si rezultat i mos-pranimit të mjeteve nga ana e prindërve për çfarëdo arsye.

Të gjitha rastet e adresuara nga shkollat/ DKA-të apo në emailin libri@rks-gov.net do të trajtohen ashtu sikurse do të adresohet çdo shqetësim teknik apo tjetër dhe asnjë nxënës nuk do të mbetet pa përfituar mbështetjen për tekstet dhe mjetet mësimore.

Suksese!https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farberienagavci%2Fposts%2Fpfbid02jGsAzkB5TS21JwNZGcbEREq8drSK1xZ6svPmNjbJBXWiuFHf2w7nVL5qJSdTR3pul&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here