N1: Në Bruksel arrihet marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave arkivore

0
270

Kosova dhe Serbia raportohet se kanë rënë dakord të shkëmbejnë të dhëna arkivore, të cilat mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët, ka mësuar N1 në Bruksel.

Informacioni do të jepet “me kërkesë” nga të dyja palët, jo automatikisht, përcjell klankosova.tv.

Serbia kishte insistuar në “hapjen e arkivave të UÇK-së”, ndërsa Kosova pati deklaruar se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiva të asaj periudhe.

Një raund i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar ka nisur mëngjesin e sotëm në Bruksel.

Deri më tani ka përfunduar një raund i takimeve dypalëshe, ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here