Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka përkrahur marshin për drejtësi që do të organizohet për nderë të ish-luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton GazetaBlic.
Mustafa thotë se, Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s.
Shkrimi plotë:
“Marshojmë për Drejtësi”, një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!
Meriton respekt e përkrahje lufta e UÇK-së dhe meritojnë drejtësi luftëtarët e saj që dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!
Me mendje jam me ju që do të marshoni për Drejtësi. IM