MPB-ja tregon arsyet e mungesës së materialit për dokumente identifikimi

0
203

Qytetarët e Republikës së Kosovës edhe këtë vit po vazhdojnë që të kenë probleme për tu pajisur me dokumente të identifikimit dhe patentë shoferë.

Përjashtim nga kjo pritje po kanë vetëm ata që kanë ndonjë rast me urgjencë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në arsyetimin që kanë dhënë, kanë thënë se kjo thënë se kjo po ndodhë për shkak të krizës globale.

“Për arsye të krizës globale, si dhe pandemisë me COVID-19,  furnizimet me material janë vështirësuar.

Si shumë shtete të tjera, ashtu edhe ne po kemi vështirësi të furnizimeve me materiale, këto vështirësi i ka shkaktuar kriza globale, si dhe pandemia me COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për FrontOnline.

Ndërsa të pyetur se kur do të bëhet furnizimi me material që qytetarët do të mund të pajisen me dokumente të identifikimit, nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here