Sot në vendin tonë pritet mot kryesisht i kthjellët me intervale të gjata me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat e shpërndara gjatë ditës. Vende-vende, këto vranësira mund të sjellin riga lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, veçanërisht në orët e pasdites, shkruan 04 Online.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 20 gradë Celsius, duke sjellë një ditë të butë dhe të pranueshme për këtë periudhë të vitit.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes me intensitet të lehtë deri mesatar, duke ndihmuar në shpërndarjen e vranësirave dhe ruajtjen e temperaturave të qëndrueshme./04 Online