Mjeku shqiptar në Turqi tregon historinë e trishtë të kolegut të tij: Humbi gjithë familjen

0
187

Mjeku shqiptar në Stamboll, Regli Oreshka, ka folur në lidhje me tërmetin e fortë që goditit Turqinë dhe Sirinë në mëngjesin e sotëm.

Ai për Euronews.al tha se edhe pse është një situatë e frikshme, ai personalisht nuk do të largohet nga Turqia dhe do t’i shërbejë komunitetit aty.

Oreshka tregoi gjithashtu dhe historinë e një kolegut të tij nga Gaziantepi, i cili ka humbur të gjithë familjen si pasojë e tërmetit.

“Direkt më kërkoi familja të vija në Shqipëri. Me çfarë di unë nuk lejohen fluturimet. Mua që jam një mjek nuk më lejohet të largohem në situata të tilla. Ndihem shumë keq dhe ndjej keqardhje për jetët e humbura. Ndihem tmerrësisht keq dhe i frikësuar Nuk kam folur me njeri përveç mikut tim, kolegut tim që ka humbur familjen, është nga Gaziantepi. E ka humbur të gjithë familjen dhe është tmerrësisht keq”, tha mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here