Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka ritheksuar se kjo parti vazhdon të jetë kundër tërheqjes së 30% të Trustit.
Kusari tha para deputetëve se u bënë disa muaj që ky Projektligj po trajtohet nga individë të caktuar me plane e kërcënime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Tutje shefja e grupit parlamentar të VV-së tha se tërheqja e 30% të Trustit lë pasoja të mëdha, pasi me të do ketë rritje të çmimeve, pasi Trusti është mekanizmi i vetëm që ofron një rrjetë mbrojtëse për shtetin.
“U bënë disa muaj prej kur filloi të trajtohej me pasion e presion, plane e kërcënime ideja e Terheqjes 30% të Trustit. Në të gjitha diskutimet tona kanë mbizotëruar emocionet dhe parashikimet individuale. Kur u tërhoqen 10% ishte periudha e pandemisë, kur nuk dinim se çfarë do bëhej në vazhdim. Propozimi për 30% të Trustit pas lënë shumë pasoja tjera. Asnjë nga pasojat qe prodhon ky proces nuk e ka marrë vëmendjen e duhur ne diskursin publik. Rreth 90% kanë kursime me më pak se 10 mijë euro. Tërheqja e këtyre fondeve në shumë nivele ndikon në rritjen e çmimeve. Është mekanizmi i vetëm që ofron një rrjetë mbrojtëse për shtetin, përfshirë këtu moshen e tretë. Nuk e mbështet propozimin, por qëndron me qytetarët për të gjetur zgjidhje për të kaluar krizën aktuale”, tha Kusari Lila./Reporteri