Mëngjes me ngrica, gjatë ditës rritje e temperaturave

0
151

Në mëngjes ngrica, ditën temperaturat në rritje.

Mot i kthjellët parashihet të mbretëroj ditën e enjtë mbi vend, me intervale të gjata me diell. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, me temperatura minimale që zbresin në -3C deri -1C, ndërkaq gjatë ditës temperaturat arrinë deri në 10C e 12C.

Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-7m/s, njofton Prishtina Waeather.

Me kthjellime e diell parashihet moti deri ditën e shtunë. Të premten në mëngjes përgjatë ultësirave, mund të krijohen kushte edhe për mjegull apo mjegullinë. Nga dita e diel më shumë vransira kalojnë mbi vend, me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat maksimale në rritje deri në 13C e 14C, e ato minimale në 2C deri 4C.

Me qetësimin e erërave ditëve të ardhshme, ndotësit ajror mund të mbeten më të koncentruar pranë sipërfaqes. Ditën indeksi në shumicën e stacioneve mund të mbetet në vlera të pranueshme, mirëpo orëve të natës mund të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here