Ora dimërore rikthehet të dielën më 29 tetor. Akrepat do të lëvizin një orë prapa pas mesnate dhe kështu do të kemi një orë shtesë për të fjetur.
Kompjuterët, celularët dhe pajisjet e tjera moderne që tregojnë kohën e saktë do të “kalojnë” automatikisht në kohën e dimrit.
Nuk është arritur ende një marrëveshje për propozimin e katër viteve më parë të Komisionit Evropian për heqjen e ndryshimit sezonal të orës në javën e fundit të marsit, pra në tetor. Në vitin 2019, propozimi u mbështet nga Parlamenti Evropian, por ai duhet të miratohet nga shtetet anëtare.