Mbrëmje e hareshme dhe festive nga shqiptarët në Treviso

0
739

Të shtunen e kaluar, më 18.11.2023, nën patronatin e z. Florim Lumi, në Pizzeria “AL VOLO” (afër Aeroportit në Treviso), për nder të 28 Nëntorit, festes më të madhe kombëtare, u mbajt mbrëmje muzikore me yjet e folklorit burimor shqiptar, me të Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli.

Fillim i mbarë i një mbrëmje të hareshme festive

Kjo mbrëmje e hareshme fillojë me një kolazh të këngëve patriotike nga Grupi i Rapsodëve Popullor, për të vazhduar me një fjalë përshendetëse nga publicisti Florim Zeqa, i cili në fillim i përshendetit të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen, duke ua uruar festën e 28 Nëntorit, ngjarjes më të madhe kombëtare, atë të 580 vjetorit të Flamurit Kombëtar dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të parë shqiptar.

Një përshendetje të veçantë, publicisti Zeqa e bëri për rapsodët e mirënjohur, Të bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli.

Sikurse luftëtarët që e gjejnë vendin për t’u rreshtuar në vijat e frontit, edhe mërgimtarët e gjejnë vendin dhe mënyrën për të festuar.

Sikurse luftëtarët që nuk shkuan në luftë si anëtarë të partive politike, edhe ne mërgimtarët sonte jemi tubuar, jo si anëtarë të ndonjë partie apo shoqate, por si bashkatdhetarë të lirë në këtë mbrëmje të ngrohtë festive.

Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, kishte edhe bashkatdhetarë të ardhur nga vendet e largëta të Italisë dhe shtetet e ndryshme evro-perëndimore, si: Gjermania, Austria, Sllovenia, etj, për të festaur së bashku me ne ditën më të shenjt kombëtare.

Rapsodi Zenel Zekolli ishte i dalluar në mësimdhënje, i guximshëm në luftë dhe i përgjegjshëm në paqe.

Janë kuadrot që ka prodhuar Zenel Zekolli që e dëshmojnë në vepër punën e tij atdhetare.

Në mesin e shumë luftëtarëve të lirisë që ishin prezent në mbrëmjen e së shtunës, ishte edhe Florim Lumi, pjesëtarë i UÇK-së dhe TMK-së, veprimtar i dalluar në mërgatën tonë, organizator i dhjetra turnireve dhe aktiviteteve të shumta në Provincën Treviso.

Ishte nder dhe kënaqësi për bashkatdhetarët që në mesin e tyre ta kenë Komandantin e Batalionit, njëherit edhe Komandant i Kazermës “Besim Ndrecaj” në Therancë, Gjeneralin Zenel Zekolli, heroin e gjallë të luftës dhe shtetndërtimit.

Mirënjohje atdhetare për rapsodët popullor

Në fund të fjalës përmbyllëse, publicisti Zeqa, në emër të Këshillit Organizativ të Turnirit në Futboll të Vogël për nder të 28 Nëntorit, i nderoi me nga një Mirënjohje me portretin e Skënderbeut, rapsodin Zenel Zekolli dhe Të Bijtë e Bajram Bajes!

Pas pranimit të mirënjohjeve, fjalën e mori Zenel Zekolli, i cili fillimisht na falenderoj për mikëpritjen dhe mirënjohjet, për të vazhduar tutje me evokimet plot emocione për luftën çlirimtare, duke kujtuar rënjen heroike të bashkëluftëtarëve në vijat e frontit dhe jo vetëm, i përshendeti edhe dy të rinjë që trashëgojnë emrat e dëshmorëve të lirisë, Sadri Guraziu dhe Sahit Tigjaj, të cilët i mbajnë me krenari emrat e axhallarëve të tyre.

“As këta dy dhe as unë që e kam vëllaun dëshmorë, ne nuk mund të bëhemi si ata, por është obligim i yni që të mundohemi ne të bëhemi të mirë siq ishin ata në jetën e tyre”, theksoi Gjenerali Zenel Zekolli.

Pas këtyre momenteve emocionuese, u vazhdua me këngë të përzgjedhura patriotike nga rapsodët popullor deri në përfundim të kësaj mbrëmje të elektrizuar festive!

Kapacitetet e lokalit ishin të vogla për numrin e madh të interesuarve për pjesëmarrje në këtë mbrëmje festive, por kjo nuk ishte pengesë për prezencën e qindra bashkatdhetarëve që kishin ardhur për të kremtuar së bashku festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe përkundër informimit publik në rrjetet sociale, ana e mangët e këtij aktiviteti festiv ishte mosprezenca e asnjë bashkatdhetari nga Shqipëria, anipse në çdo të dytën këngë të rapsodëve permendej Shqipëria, Skënderbeu, Ismail Qemali, etj! Përtej kësaj, rapsodi Zenel Zekolli e këndoj një këng edhe në melosin toskë për Ismail Qemalin.

Duhet cekur, se për zërimin u përkujdes “DJ ALBI” me teknologjinë e fundit audio-fonike, duke e ngritur në nivelin më të lartë atmosferën festive.

Në fund, ia vlenë për të përshendetur pronarin e lokalit “AL VOLO), afaristin e suksesshëm, z. Imer Berisha për mikëpritjen dhe ushqimet e shijshme tradicionale, të përgatitura nga kuzhinjerët profesionist si dhe për shërbimet cilësore të kamariereve të reja, por mjaft të zellshme dhe efikase në profesionin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here