Mbi 50 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet, policia dënon mbi 1,800 shoferë

0
1139
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës është duke vazhduar me apelet drejtuar pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave pasiqë jo rrallë herë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në komunikacion po shkaktohen aksidente, e që disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 22 aksidente të tjera ishin me persona të lënduar dhe kurse 36 të tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se janë shqiptuar edhe 1 mijë e 885 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar edhe 32 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here