Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 3,396.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,102 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës.
Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.